Nga numërimi i rreth 20 mijë votave, apo 80% të votave në Komunën e Vushtrrisë, Partia Demokratike e Kosovës është duke udhëhequr me kandidatin Ferit Idrizi me 53.69 për qind të votave.
Kryetari aktual, dhe kandidati i LDK-së për një tjetër mandat, Xhafer Tahiri, është prapa me 46.31% të votave.