Nuk kanë fund skandalet e Spanjës, TV shkruan emrin e Kosovës me shkronja të vogla (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke luajtur ndaj Spanjës.

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë.

Emri i Kosovës është i gjendur kudo i shkruar me gërma të vogla, në të kundërt nga ai i Spanjës. Kjo ka ndodhur si në momentin e shfaqjes së formacioneve zyrtare, ashtu edhe në tabelën që tregon rezultatin e takimit dhe ekipet mes të cilave zhvillohet.


Shtuar 31.03.2021 21:57

Tags: , ,