Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, u takua sot me homologen e tij hungareze, Anita Orban.
Në takim, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, palët biseduan për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe mënyrat për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe.
Të lidhura
None found
Konjufca nënvizoi se mbështetja e Hungarisë është e rëndësishme për përparimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm hungarez për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Në mbyllje të takimit, kryediplomati kosovar shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë.







