Një viktimë dhe 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën një person, teksa janë konfirmuar 9 raste të reja pozitive me koronavirus.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376.

Në total numri i rasteve aktive është 160.

Gjithashtu janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19, ku në total prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza.

Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 

Shtuar 4.07.2021 15:07