Zaptuan bregdetin me shezlongë pa leje, e pësojnë keq dy pronarët në Kavajë

Policia ka vënë në pranga dy administrorë subjektesh të cilët kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse, janë proceduar penalisht.

Policia bën me dije se gjatë një aksioni të fundit janë arrestuar 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, për lëndë narkotike, vjedhje dhe aksident.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me demë materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 4.07.2021 14:47