Nënën ia vrau babai: Lydia e vogël bashkohet me gjyshen e saj, të ëmën e Caroline

Nëna e Caroline, Susan Krauts, mbërriti në portin e Alonissos pasditen e sotme për t’u bashkuar me mbesën e saj një vjeçare, Lydia.

Lydia e vogël do të fillojë jetën e saj nga fillimi në një mjedis të ri, në shtëpinë e familjes me gjyshërit e saj, tashmë që nëna iu vra nga babai, dhe ky i fundit ndodhet në burg.

Kujtojmë se, të martën në mëngjes nëna e 32-vjeçarit Babis Anagnostopulos dhe vëllait të tij i dorëzuan  e vogël zonjës Krauts.

Vendimi i kujdestarisë së vajzës për të ëmën e Caroline është i përkohshëm, ndërsa ai përfundimtar do të jetë në shtator./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 17:49