Pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale”, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur një tryezë diskutimi.
Pjesëmarrësit po shqyrtojnë përgjegjësinë penale për keqpërdorimin e parasë publike në funksion të qëllimeve elektorale, si dhe një nismë legjislative qytetare që synon plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Qemajl Marmullakaj, nga IKD-ja, do të hapë diskutimet duke paraqitur analizën dhe propozimin për nismën legjislative.
Tryezës i janë bashkuar deputetet Blerta Deliu nga PDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK-ja dhe Teuta Haxhiu nga AAK-ja. Naim Jakaj nga IKD-ja tha se ishte ftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), por përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën ftesës.







