Nëna hedh në gjyq djalin 50-vjeçar: Më ndihmoni ta nxjerr nga shtëpia!

Pas shumë kërkesash, nëna ka vendosur të padisë djalin e saj që të largohej nga shtëpia.

Ky është rasti i një 50-vjeçari italian në qytetin e Torinos.

E mërzitur me “fëmijën” që nuk po largohet nga shtëpia, gruaja fitoi gjyqin dhe tashmë 50-vjeçari duhet të gjejë një banesë tjetër.

“Më ndihmoni të largoj djalin nga shtëpia, dua të jetoj e qetë. Nuk mund ta mbaj unë gjithë jetën. I kam ofruar edhe 400 euro në muaj vetëm që të ikë, por nuk pranon”, ishin fjalët e gruas.

 

 


Shtuar 18.03.2021 20:01