Ditën e sotme janë bërë ndryshime në policinë e Korçës.
Deri tani janë zbardhur dy lëvizje tek shefat e komisariateve të Bilishtit dhe Pogradecit.
Albeu.com mëson se Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi.
Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes./Albeu.com/