Situata nga moti i keq në Shkodër, 1400 hektarë tokë e përmbytur, 15 shtëpi në ujë

Rreth 1400 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit.

Sipas informacioneve të përditësuara, situate vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës. Mësohet se 15 banesa në fshatin Obot kanë prezencë uji.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie me 45 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 8.40 m, ndërsa ka rënie prej 10 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Njoftimi i plotë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023 Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023 Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates/albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 09:05