Ndërpritet numërimi i votave në Shijak

Numërimi i votave është ndërprerë në Shijak.

Në 17 kutitë e para të votimit që i përkasin njësive administrative Maminas dhe Gjepalaj rezulton fituese PS.

Pas përfundimit të këtyre njësive Komisioni i ZAZ nr.25 vendosi të ndërpresë numërimin për ta rifilluar pas mesditës. Kanë mbetur për t’u numëruar votat e qytetit të Shijakut dhe njësisë Xhafzotaj, që kanë dhe numrin më të madh të votuesve dhe qendrave të votimit.

Maminas

PS 1461 vota

PD   653 vota

LSI     75   vota

Gjepalaj

PS  987 vota

PD  834 vota

LSI  281 vota


Shtuar 26.04.2021 08:25