Doshi u tërhoq në mesnatë, Artan Hoxha jep lajmet e fundit: Mbani frymën njerëz!

Dorëheqja e beftë e ish-deputetit Tom Doshi është komentuar edhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Sipas Hoxhës, lëvizja e Tom Doshit i ka zënë ngushtë partitë e mëdha politike të cilat sipas Hoxhës po “konkurrojnë” për të komunikuar me ish-deputetin pas shpalljes së dorëheqjes.

Rikujtojmë se PSD deri tani është parti e katërt e votuar në Shqipëri ku deri tani ka të siguruara 2-3 mandate.

“Mbani frymen njerez…Sipas lajmeve të fundit, andej nga “Xhamlliku”, ende pa zbardhur dita, jane pare levizje të personazheve të rendesishem të mazhorances dhe opozites. Thone se po sillen rrotull ish-profarmes. Ububuja si e solli çarku!!!

Toma i futi nje gol me rrofeshate në sekonden e fundit të ndeshjes, vari kepucet në gozhde dhe ka fikur telefonin…Ec e gjeje tani te kam rixha!!!! Nuk ka Juri Kim qe ia kthen mendjen” shkruan Hoxha. /albeu.com/

Shtuar 26.04.2021 08:26