Mbyllet votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë, ky është rezultati

Është mbyllur votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë.

Nga të dhënat zyrtare bëhet me dije se ka fituar ndjeshëm dhe bindshëm PS me 6007 vota e ndjekur nga PD dhe aleanca me 4450 vota.

Partia e tretë më e votuar është LSI me 628 vota. Rikujtojmë se votimi elektronik në Tiranë në njësinë 10 ishte një projekt pilot i cili kaloi pa probleme dhe incidente.

Rezultatet e deri tanishme në Shqipëri tregojnë për një fitore të PS e cila kryeson me 75 mandate, e ndjekur nga PD me 56 mandate.

REAGIMI I CELIBASHIT:

Ky rezultat mund të ishte shpallur dhe më herët! Por meqënëse ishte hera e parë që e implementuam.

Këtu duket se është kështu dhe në këtë moment, gjithsesi mbetet fakti se sistemi i votimit elektronik është i sigurtë.

Ne jemi dëshmitar se si komisionet janë të përbëra, partitë kanë një ndikim të madh. Rezulton se në administrimin e procesit ka pasur përmirësime.

Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 7 dhe të dhënat mbi pjesmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Anëtarët kanë tabelën përmbyllëse.

Tej kësaj, jemi duke punuar në KQZ që të marrim të gjitha pajisjet dhe nuk kemi nevojë të presim ditë javë derisa të përfundojë procesi por mund ti marrim nga pajisjet. /albeu.com/

 

Shtuar 26.04.2021 08:22