Moti me surpriza, si do të jetë koha në ditët e para të 2022 (FOTO LAJM)

Moti në fundin e këtij viti si dhe në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Paqëndrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë kur parashikohet dendësim i vranësirave si dhe reshje të dobëta në veri e qendër të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej të hënës do të kthejë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë vijon. /albeu.com/

Image


Shtuar 31.12.2021 22:32

Tags: ,