MOTI/ Këto janë zonat ku priten reshje shiu sot

Vendi ynë në pjesën më të madhe paraqitet me kthejllime dhe vranësira kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mesditës, duke rrezikuar rreshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat malore dhe pjesërisht qendrore. Por mbrëmja përmirëson motin edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14 gradë Celsius deri në 33 gradë Celsius./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 08:05