Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshe (FOTO LAJM)

Sot është një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë pasi festojnë Kurban Bajrmanin. Mijëra besimtarë kanë dalë në sheshin Skënderbej mëngjesin e kësaj të marte për të falur namazin. Jo vetëm në Tiranë dhe në qytete të tjerë është falur namazi duke iu drejtuar Zotit me  lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Pas faljes së namazit besimtarët shkëmbyen mesazhe dhe urime të shumta me njëri-tjetrin.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 08:13