Moldavia ndalon zyrtarisht lajmet ruse në televizion

Parlamenti i Moldavisë ka miratuar ndalimin e  programeve ruse të lajmeve në një mënyrë për të parandaluar propagandën e Moskës.

Moldavia, dikur një republikë sovjetike, ndodhet në kufirin jugperëndimor të Ukrainës.

Vendi nuk ndan kufi me Rusinë, megjithatë  është afër disa prej rajoneve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse në jug të Ukrainës.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur tensionet në Moldavi, e cila po kërkon anëtarësimin në BE.

Rusia mbështet separatistët në Transnistria dhe ka rreth 1500 trupa atje.

Transmetimet televizive të lajmeve ruse janë ndaluar që nga fillimi, megjithatë  parlamenti miratoi zyrtarisht legjislacionin sot, 2 qershor.


Shtuar 2.06.2022 19:04