Ministri rus akuza SHBA-ve: Po frenon Kievin për bisedimet e paqes

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se SHBA po e frenon Kievin të pajtohet me kërkesat e Rusisë.

“Ndihet vazhdimisht se delegacioni ukrainas po mbahet për dore, me shumë gjasa nga amerikanët, duke mos i lejuar ata të pajtohen me kërkesat që unë mendoj se janë absolutisht minimale”, tha ai, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Lavrov nuk duket se ka dhënë asnjë provë për idenë se SHBA po ndikon në pozicionin e Kievit dhe as SHBA dhe as Ukraina nuk kanë thënë se mund të jetë kështu.

Në fjalimin e tij më të fundit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje për negociata kuptimplota për paqen.

“Është koha për t’u takuar. Koha për të biseduar”,  tha ai, me sa duket duke bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Vladimir Putin./albeu.com


Shtuar 19.03.2022 15:19