“Mami e nxorri armën nga çanta”, vajza e shqiptares që plagosi ish-partnerin grek sjell “të gjallë” skënën e ngjarjes

Ditën e djeshme në Greqi, shqiptarja Klodiana Çela, sulmoi me armë zjarri ish-partnerin e saj grek, Jorgo Neos.

Autorja u afrua pranë tyre, në momentin që mjeku grek së bashku me vajzën e tij dolën nga makina, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark.

Më pas ajo bëri një tentativë të dështuar të merrte me vete vajzën e saj, por nuk ia arriti qëllimit, pasi kjo e fundit nisi të qajë pranë trupit të të atit të shtrirë përtokë dhe nuk pranoi të shkonte me të ëmën.

Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e Çelës dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.

13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele./albeu.com/