Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, ka vendosur një muaj paraburgim për L.Z., i dyshuar për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa u caktua me arsyetimin se, po të lihej i lirë, i pandehuri mund të ndikonte te e mitura e dëmtuar, dëshmitarja kryesore e rastit, ose te familjarët e saj.
Të lidhura
None found
Gjykata vlerësoi gjithashtu se ekziston mundësia reale që i dyshuari, nëse lihet në liri, të përsërisë veprime të ngjashme ndaj të miturës.







