“Makthi i Greqisë”, me dhjetëra grabitje me armë! Mediat: Ruhuni, është tejet i rrezikshëm!

Shqiptari i identifikuar si “Xhovani”, dyshohet se nën kërcënimin e armës ka plaçkitur dhjetëra shtëpi në vendin helen.

Policia greke e ka shpallur në kërkim për veprat penale të “grabitjes nën kërcënimin e armës” shtetasin me origjinë shqiptare dhe ka kërkuar informacion nga qytetarët për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për kapjen e tij.

Të lidhura

None found

 

Policia greke e portretizon atë si një përson me rrezikshmëri mjaft të lartë dhe po punon intensivisht për vënien e tij pas hekurave.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari është liruar nga burgu në korrik të 2019-ës, ku edhe asokohe ishte akuzuar për vjedhje. Gjatë kontrolleve në shtëpi, atit ju gjetën 2 armë zjarri.

Shqiptari dyshohet se qëndron pas grabitjeve të shtëpive në Evia, Korint dhe në Atikë. Mediat greke e cilësojnë shqiptarin si “fantazmë”, pasi pas çdo grabitje, arrin t’i shpëtojë autoriteteve dhe të mos lë gjurmë./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 12:47