Lulzim Basha si Grida Duma, ulet mes dengjeve të barit (FOTO LAJM)

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në kuadër të fushatës elektorale ka qenë ditën e sotme në Peqin.

Kryeopozitari ka ndaluar në fshatin Pujovë ku është takuar me disa fermerë.

Ajo që bie nsy është fakti se Basha është ulur në dëngjet e barit, njësoj si Grida Duma vetëm pak kohë më parë.

“Sot kam ardhur t’ju them që 8 vite iu ka hëngër kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju kanë keqtrajtuar. Njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme, në një zonë kaq të bukur siç është Peqini, ku papunësia, janë shkatërruar ekonomitë familjare dhe janë larguar mijëra të reja në emigracion. Sot kam ardhur t’ju them që të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimeve po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim.”-u shpreh Basha sot në Peqin.

 


Shtuar 7.04.2021 12:04