Pelegrinazhi në Mekë, kushtet që duhet të plotësojnë besimtarët

Na ndajnë dhe pesë ditë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, autoritetet Saudite njoftuan se vetëm njerëzit e imunizuar kundër COVID-19 do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin gjatë gjithë vitit në Mekke, duke filluar nga muaji i Ramazanit.

Ministria e Haxhit bën me dije se njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë do të jenë personat e vetëm që do u jepet mundësia ta bëjnë këtë ritual.

Pelegrinazhi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë, ndërsa filloi me masa të rrepta në muajin tetor për shumë pak persona dhe me rastin e festës.


Shtuar 7.04.2021 12:40