Në daljen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë bërë me dije dhe masat e reja lehtësuese kundrejt koronavirusit.
Më në fund masa lehtësuese prekin edhe futbollin dhe sportin në përgjithësi. Nga 1 korriku stadiumet do të hapin dyert për të lejuar tifozët me kapacitet deri në 30%.
Nga 1 qershori hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo brenda si dhe ora policore nga 22:00 do bëhet në orën 23:00. Klubet e natës do të jenë të mbyllura dhe muzika e lejueshme deri në orën 22:00.
Nga 1 Korriku: ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
-lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
-lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP