Lavrov: Perëndimi duhet të marrë në konsideratë qëndrimin e Rusisë për Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka këshilluar Perëndimin që të shqyrtojë me kujdes qëndrimin e Rusisë, për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Të gjitha këto formula janë një rrugë drejt askund”, tha Lavrov, duke komentuar “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, shkruan Tass.

“Sa më shpejt që Uashingtoni, Londra, Parisi dhe Brukseli ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë si për Ukrainën ashtu edhe për Perëndimin, të cilëve ‘kryqëzata’ kundër Rusisë tashmë ka krijuar rreziqe të dukshme, reputacionale dhe ekzistenciale. Unë ju këshilloj ta dëgjoni këtë. me kujdes derisa ka ende kohë”, deklaroi Lavrov, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë.

Kryediplomati rus kishte mbërritur në selinë e OKB-së, për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të kërkuar nga Rusia.


Shtuar 22.01.2024 19:16