Lajm i mirë për shqiptarët! Boris Johnson jep lajmërimin e rëndësishëm

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur në favor të një amnistije për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Britaninë e Madhe.

Duke diskutuar të enjten në dhomat e “Komuneve”, ku ju shtruan 129 pyetje të ndryshme, kryeministri Boris Johnson tha se ai mbështet një amnisti, duke deklaruar se rreth 500 mijë njerëz nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa.

Boris Johnson thotë se është i hapur për idenë e një amnistie për migrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson.

Ai tha se kjo është pothuajse ajo që tashmë ndodh sipas rregullave ekzistuese, por komenti i tij sugjeron se ai është i hapur për të shkuar më tej.

Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që dihet të jetë më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.

Duke iu drejtuar gazetarëve të mbledhur kryesisht për të diskutuar pandeminë, Johnson tha se ai është në favor të një goditje ndaj bandave kriminale që trafikojnë emigrantë të paligjshëm me anije të vogla nëpër Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe. Njerezit kane vdekur duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim, theksoi ndër të tjera kryeministri Johnson.

Një amnisti e tillë do tu vijë në ndihmë mijera shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe pa dokumenta.

Shtuar 19.03.2021 06:03