Roja bregdetare greke hedhin në det një grup azilkërkuesish, tre viktima

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Greqi. Sipas mediave të huaja, tre persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur, pasi Garda Bregdetare greke ka grabitur një grup azilkërkuesish dhe i ka hedhur ata në det.

Lajmi është konfirmuar nga të mbijetuarit dhe autoritet turke, të cilët kanë thënë se Garda Bregdetare turke, ka arritur të shpëtoj dy azilkërkues nga ishulli Bogaz.

“Garda Bregdetare turke arriti të shpëtojë dy azilkërkues nga ishulli Bogaz, i vendosur në brigjet e provincës Egjeut të Izmirit dhe dy të tjerë nga ujërat përreth.

Trupat e dy personave të tjerë u gjetën gjithashtu. Personi i tretë që vdiq ishte një nga dy të shpëtuarit fillimisht nga uji, i cili më vonë ndërroi jetë në një spital,”-thuhet në një deklarate nga zyra e guvernatorit të provincës.

Po ashtu, të mbijetuarit kanë treguar se zyrtarët grek kanë marrë fillimisht sendet e tyre, iu kanë lidhur duart dhe më pas i kanë hedhur në det.

“Zyrtarët grekë kapën sendet e tyre, u lidhën duart duke përdorur pranga plastike dhe i hodhën në det pa asnjë trap shpëtimi ose anije,’-kanë treguar ata.

 


Shtuar 19.03.2021 18:33