Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Mësuesit e vaksinuar kanë shfaqur probleme!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet lidhur me përdorimin e vaksinës AstraZeneca në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “EuroNews”, Kryemadhi tha ka pasur mësues që kanë bërë vaksinën dhe kanë shfaqur probleme.

“Prokuroria të fillojë një hetim të menjëhershëm, se ka shumë mësues që jo vetëm nuk kanë pranuar ta bëjnë vaksinën por edhe ata që e kanë bërë kanë patur probleme,”-tha Kryemadhi gjatë intervistës.