Kosova thellon bilancin negativ të Covid, mësoni shifrat e 24 orëve të fundit

Kosova vijon të regjistrojë raste të shumta të infektuarish me Covid dhe shumë humbje jete.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 890 persona kanë rezultuar të infektuar.

Gjithashtu 1712 qytetarë janë shëruar plotësisht nga pasojat e Covid. Më poshtë jepen të dhënat më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 26.688./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 15:25