Dikur luanin bashkë te Bayerni, Shaqiri mirëpret Boateng te Lyoni

Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli për t’iu bashkuar skuadrës franceze, Olympique Lyon.

Sulmuesi kosovar qëndroi për tri vite në Anfield, për t’iu bashkuar këtë verë skuadrës franceze.

Por te Lyon yllit kosovar i është bashkuar një ish-bashkëlojtarë nga koha e Bayernit.

Jerome Boateng është ribashkuar me Shaqirin te Lyoni në Ligue 1.

Tanimë dyshja kanë kryer stërvitjen e parë dhe Lyon ka publikuar një fotografi të tyre së bashku.

“Stërvitja e parë për Jerome Boateng me Xherdan Shaqirin”, ka shkruar faqja zyrtare e Olympique Lyon në Facebook.

Shaqiri dhe Boateng kanë pasur një periudhë të suksesshme te Bayerni, ku kanë fituar të gjithë titujt e mundshëm evropianë.


Shtuar 5.09.2021 15:19