Në një takim të zhvilluar mes tyre, deputeti gjerman Peter Beyer dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, biseduan për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Beyer u shpreh se një Kosovë e qëndrueshme, demokratike dhe e lidhur ngushtë me Evropën përbën një interes strategjik për Gjermaninë. Ai theksoi se për të arritur këtë synim, është i domosdoshëm progres real në procesin e integrimit evropian, si dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë.
Të lidhura
None found
“Një Kosovë stabile, demokratike dhe e rrënjosur fuqishëm në Evropë është në interesin tonë strategjik. Kjo kërkon përparim konkret në integrimin evropian dhe në procesin e normalizimit me Serbinë”, citohet Beyer.
Ky takim bëhet pjesë e një serie kontaktesh diplomatike që synojnë forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke mbështetur gjithashtu perspektivën evropiane të Kosovës.






