Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua në Ohër me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të mbledhjes së liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni.
Gjatë bisedës, dy presidentet vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke veçuar zhvillimet pozitive në fushat politike, diplomatike dhe ekonomike.
Të lidhura
None found
Shiroka Pula nënvizoi nevojën që Maqedonia e Veriut të vijojë mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo kërkoi gjithashtu vazhdimin e përkrahjes së ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Presidentet diskutuan edhe për forcimin e lidhjeve ekonomike. Në këtë kuadër, u evidentuan rritja e shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.
Infrastruktura që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut ishte një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit.
Presidentja e Kosovës përshëndeti ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe nisjen e punimeve për autostradën Shkup–Bllacë.
Po ashtu, ajo e cilësoi të rëndësishme përmbylljen e procedurave për ndërtimin e tunelit Prizren–Tetovë, si dhe përpjekjet për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup.







