Koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur, politikanët shprehin ngushëllimet

Aktori i mirënjohur Rasim Thaçi-Cima ka  humbur betejën me COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të tij, duke treguar se aktori nuk mundi t’i mbijetonte virusit.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë lajm të hidhur, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Citaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përkujtoi aktorin.

“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima”, ishte edhe postimi i Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të…

Posted by Behgjet Pacolli on E premte, 26 Mars 2021

Ndërkohë, edhe  deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ngushëlluar familjarët e aktorit.

Po ashtu, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një shkrim ka në Facebook ka shprehur dhimbje për humbjen e artistit shqiptar.

I hidhur lajmi për humbjen e artistit z. Rasim Thaçi – Cima.

Artist i cili në kohërat më të vështira na bëri të qeshim me humorin e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.

Posted by Atifete Jahjaga on E premte, 26 Mars 2021

Rasim Thaçi-Cima ka qëndruar për 37 vite në skenë, duke bërë çdo shikues të ketë buzëqeshje në fytyrë përmes humorit dhe mimikave interesante.


Shtuar 26.03.2021 13:30