Policia nuk toleron: Gjobiten 1118 qytetarë që shkelën masat anti-Covid (VIDEO)

Policia e Shtetit ka vijuar me vendosjen e masave për të gjithë ata qytetarë që shkelin rregullat anti Covid. Në njoftimin e sotëm, bëhet me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 1316 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjtihashtu janë ndëshkuar 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shtuar 26.03.2021 13:17