Koronavirusi i merr jetën 16 qytetarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 2.533 testime prej të cilave 50 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-26, Manastir-7, Kumanovë-6, Prilep-2, Ohër-2, Strugë-2, Koçan-1, Gostivar-1, Dibër-1, Vinicë-1 dhe Kratovë-1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 133 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.937, prej të cilëve 146.632 janë shëruar, ndërsa 5.265 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (20 maj) është 3.040.


Shtuar 20.05.2021 15:14