Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 1 mijë e 50 qytetarë, ku 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463. Raste aktive mbeten 132.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
Deri më sot 67.578qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.