Kishte mbjellë 300 bimë kanabis në tokën e tij, arrestohet 69-vjeçari në Krujë

Policia në Krujë ka vënë në pranga një 69-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Njoftimi i policisë:

Krujë / Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kubikët”.

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjenden në tokën në pronësi të këtij shtetasi, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. B., 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 10:20