Tomor Alizoti: Balluku është për t’u futur në burg, Kryeministrinë doni ta shpallni zonë të mbrojtur

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar në Kuvend aktin normativ për tubimet, duke e cilësuar atë si një kufizim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar.

Alizoti deklaroi se shqiptarët kanë shumë më tepër arsye për të protestuar sesa qytetarët e vendeve të tjera evropiane, duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë në Francë dhe Itali.

Të lidhura

None found

Alizoti solli rastin e Belinda Ballukut, duke thënë se ajo është për t`u futur në burg dhe qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar.

“Arritja më e madhe e Shqipërisë ka qenë pas një shitemi totalitor, i cili e kalon Korenë e Veriut, akti normativ për tubimet. Nëse ka arsye në Shqipëri për të protestuar këto janë 1000 fishi i cdo evropiani. Nëse një francez ka 100 arsye për të protestuar, një shqiptar ka 1000 arsye për të protestuar. Nëse merrni Italinë, prapë shqiptarët kanë mijëra arsye për të protestuar. Si mundet një qytetari shqiptar shikon që kupola qeverisëse, ish zv kryeministra, ca janë në arrati dhe ca janë për tu ndjekur dhe për tu futur në burg dhe gjysma e qeverisë është në burg dhe pjesa tjetër shkon në burg, si mund ta ndaloni me një akt normativ qytetarin të protestojë”, tha Alizoti.

Sipas tij, ky akt normativ është një turp dhe dëmton demokracinë, ndërsa tha se mazhoranca ka frikë nga protestat.

“Ju bëni akte normative për të ndaluar protestat. Demokracia ka vetëm një element që është protesta. Ju keni frikë nga protesta, por protesta e mban gjallë demokracinë”, tha Alizoti, duke theksuar se “edhe kryeministrinë duan ta shpallin zonë të mbrojtur”.


Shtuar më 26.11.2026 10:47

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet girişjojobet