Veprim për medalje ari, tre fëmijë shpëtojnë qenin nga gjarpri “gjigant” (VIDEO)

Në një vend i cili mendohet të ndodhet në Azi, tre fëmijë shohin qenin e tyre të cilin e ka zaptuar një gjarpër tepër i madh.

Gjarpri është rrethuar në trupin e qenit të gjorë i cili nuk bën asnjë reagim pasi ndjehet i pafuqishëm. Djemtë e vegjël me shkopinj në duar mundohen të trembin gjarprin i cili është mbërthyer tepër fortë mbi trupin e qenit.

Më pas ata fillojnë të përdorin forcën e tyre për të ndarë atë nga qeni dhe ia arrijnë qëllimit, ku teksa shihet qeni që lirohet dhe largohet me shpejtësi.

Ky veprim është për t’u duartrokitur nga fëmijët, pasi edhe guximi i tyre ishte i madh./ h.ll/albeu.com