Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili ka tentuar të kalojë jashtë kufirit dy emigrant të paligjshëm. I riu I kishte future emigrantët në bagazh, dhe në këmbim të parave u ishte premtuar vendet e BE-së.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 tjetër shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./albeu.com