Maturantët në protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën  

Ashtu siç ishte paralajmëruar, maturantët kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Me pankarta në duar, ata protestojnë për provimin e Matematikës që sipas tyre ishte shumë i vështirë. Ata kanë bllokuar rrugën e Durrësit.

Protesta gjithashtu po zhvillohen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë Durrësin dhe Shkodrën. Ata janë shprehur se provimi i Matematikës ka qenë shumë i vështire dhe kërkojnë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse sipas tyre ka pasur ushtrime që ishin në nivelin makimal, dhe kufiri i 10-tës është vetëm 7 pikë./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 12:01