Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Braçani dhe ish shefi i krimeve në komisariatin 6 Dedan Gjoni.

Breçani dhe Gjoni në një kërkesë të tyren, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, të cilët janë dënuar nga GJKKO pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC që çoi në goditjen e grupit kriminal.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4(01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Ata ranë në pranga nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çoi në goditjen e një  grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.


Shtuar 28.05.2024 17:31