“Jam klaustrofob”, GJKKO pyet sot mjekët për Erzen Breçanin

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës në GJKKO për ish-zyrtarin e policisë, Erzen Breçani. Ky i fundit u arrestua pas zbërthimit të përgjimeve të aplikacionit SKY EÇ, që çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë.

Raportohet se në seancën gjyqësore, pritet që të pyeten ekspertë të mjekësisë pas aktit të ekspertizës që tha se Breçani vuante nga klaustrofobia.

Ndërkohë, Breçani tha se i rrezikohej jeta në qeli.

Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish-drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.


Shtuar 8.04.2024 10:07