Kërcet arma në Korçë, një person i plagosur (EMRI)

Foto ilustruese

Pas të shtënave me armë në Shkodër një ngjarje ka ndodhur edhe në Korcë ku një person i plagosur në këmbë.

Mësohet se Romeo Berberi është plagosur në këmbë me armë zjarri ndërsa ndodhet në spitalin rajonal të Korçës.

Romeo Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.

Njoftim policie

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com