Kërcënonte se do të hidhej nga taraca e pallatit, policia zbret nga lartësia 50-vjeçarin në Berat

Një 50-vjeçar që kërcënonte se do të hidhej nga kati i pestë e një pallati në Berat, është zbritur nga policia disa minuta më vonë.

Shtetasi i identifikuar si Adrian Dardha dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prej disa vitesh ai jetonte me qera e cila paguhej nga bashkia, por kontrata e lidhur kishte përfunduar.

Bashkia i ka gjetur një tjetër banesë cila do të paguhet po nga ajo, por Dardha fillimisht nuk ka pranuar duke prentenduar se banase ku jetuar këto  vite është e tij./albeu.com