EMRI/ Një 50-vjeçar kërcënon se do të hidhet nga pallati 5-katësh, forca të shumta policie në zonë (VIDEO)

Një 50-vjeçar ka hipur në taracën e një pallati 5 katësh në lagjen 8 Nëtori në Berat dhe kërcënon se do të hidhet.

Personi është i vetmuar dhe prej 3 vitesh jetonte me qera në pallatin nga kërcënon se do të hidhet.

Prej 5 muajsh atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një baneseë tjëtër me qera të cilën do ta paguajë po bashkia. Ai nuk del nga banesa, pasi pretendon se është banesa e tij.

50-vjeçari është Adrian Dardha dhe dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Në zonë ka forca të shumta policie dhe zjarrëfikëseje./albue.com