Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 32 vjeçarit, Albi Bashaliu në Peqin. Burime për abcnews.al pranë policë së Peqinit kanë bërë me dije se shkak për vrasjen e të riut të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe jo ajo e hakmarrjes, pistë që është lakuar deri më tani.
Ndër të tjera burimi thekson se një ditë më parë Albi ishte kërcënuar nga persona të paidentifikuar në fshatin ku dhe u ekzekutua, pasi dyshohet se një ngarkesë lënde narkotike e kapur në kufi me Greqinë të jetë dhe shkaku kryesor i vrasjes së tij.
Viktima sipas informacioneve dyshohet se ka pasur rreth 200 000 euro borxh personave të ndryshëm, që mund të jenë dhe autorët e ekzekutimit të tij.
Ndërkohë edhe pse faktet e reja kanë ndryshuar rrjedhën e pistës, grupi hetimor nga hetimi nuk përjashton as atë të hakmarrjes.
Ekzekutimi i Albi Bashaliut është bërë më 27 janarit në fshatin Gjocaj të Peqinit në momentin që ai ishte ne lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, doli dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë. Viktima është qëlluar me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.