I zunë pritë në lokal, e thirrën dhe e “hoqën qafe”, momentet e fundit të Albi Bashaliut

Albi Bashaliu është i riu që mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Ndërkohë sipas burimeve nga grupi hetimor për albeu.com, bëhet me dije se 35-vjeçari ishte në lokal kur dikush e thirri në emër nga jashtë.

Në momentin që ai doli nga ambientet e brendshme të lokalit, autorët e kanë qëlluar menjëherë me armë zjarri.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në mes të rrugës.

Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Një ndër pistat që po hetohet mbi zbardhjen e vrasjes së tij, është ajo e hakmarrjes, që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij./albeu.com/