Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një letër përgëzimi nga presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e fillimit të mandatit të saj.
Në emër të popullit portugez dhe në emër të tij personal, presidenti Seguro i ka shprehur asaj urimet më të përzemërta, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës presidenciale.
Të lidhura
None found
Në letrën e tij, kreu i shtetit portugez ka theksuar gjithashtu shpresën që gjatë mandatit të presidentes së re të Kosovës, marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tej.
Ai ka shprehur dëshirën që lidhjet midis Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen.








