Italia “merr frymë” nga COVID, bie drastikisht numri i infektimeve të reja!

Numri i të infektuarve në Itali ka rënë në mënyrë drastike gjatë 24 orëve të fundit.

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 24 viktima në rang republike në fqinjin tonë perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3.674 infektime dhe 24 të vdekur.

Ajo që vihet re nga një ditë më parë, është rënia e numrit të të infektuarve, kur të hënën, janë shënuar afro 2 mijë më pak. Edhe spitalet kanë një numër më të pakët pacientësh të shtruar.

Vlen të përmendet këtu se që prej fillimit të pandemisë ka pasur 4,444,338 raste të reja, ndërsa janë regjistruar 128,456 vdekje./albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 19:23